Mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK, RENEA ka bastisur banesën e Ervis Martinajt në Surrel, fshat i njohur për shkak se aty banon kryeministri Edi Rama.
Kontrollet janë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” dhe vijimi i operacionit në Fushë Kuqe ku u ushtuan kontrolle në shtëpinë e Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij. Në banesë, zyrtarisht ende nuk dihet çfarë është gjetur.
Urdhri i SPAK për kontrolle nuk lidhet me zhdukjen e Martianjt, por u dha në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit se e kishte porositur për të eliminuar Endrit Doklen për 500 mijë euro, detyrë që nuk u krye asnjëherë për shkak se bashkëpunëtori i drejtësisë e kishte konsideruar të vështirë.
Dumani ka thënë se për këtë vrasje Ervis Martinaj do paguante 500 mijë euro, shumë për të cilën ra dakord. Para vrasjes i dha Dumanit paradhënie shumën prej 100 000 Euro.