Projekti i rrugës Thumanë-Kashar ka ngritur të gjithë banorët e Bërxullës të dalin në protestë.
Sipas banorëve firma ndërtuese Gender 2 po bën punime të paligjshme nga Thumana deri në fshatin Bërxullë.
“Ministri Cuçi nuk bën asnjë veprim. Firma ndërtuese Gender 2 po bën punime të paligjshme nga Thumana deri këtu në fshatin bërxullë. Ku e gjen të drejtën firma ndërtuese. Ne kemi pothuajse çdo ditë që po protestojmë këtu”, u shpreh një nga banorët.
“Ministrat nëse nuk i njohin ligjet, të shkarkohen të ikin në shtëpi edhe të vijnë njerëz të denjë që t’i shërbejnë popullit në gjithë territorin e Shqipërisë. Se nuk ndodhin vetëm këtu po në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë po bëhen projekte të tilla”, vijon banori.
Sipas protestuesve gjykata dhe Kushtetuta e thotë qartë që firma ndërtuese po vepron në mënyrë të paligjshme në territor dhe shteti duhet të ndryshojë VKM-në e shpronësimit.
Protestuesit i bënë thirrje zëvendës ministres Balluku të mbledhë këshillin e ministrave të ndërtojë një VKM të posaçme.