Bode rezulton se prej disa kohësh ndiqte lëvizjet e Papës, duke përdorur një automjet të marrë me qira nga një kompani.
Tashmë është publikuar edhe fotoja e automjetit në fjalë, një mjet i tipit “Benz”.
Prej datës 31 dhjetor policia pas arrestimit të Albano Velos, i cili dyshohet si organizator i vrasjes së Papës ka shpallur në kërkim edhe Boden.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Edhe pse zyrtarisht nga sistemi TIMS rezulton se Bode nuk është larguar nga vendi.
Por dyshohet se ky i fundit mund të jetë larguar ilegalisht nga vendi për t’i shpëtuar policisë.