-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau me sëpatë bashkëshorten në Prishtinë, masa me paraburgim vazhdon edhe për 2 muaj

Kryesoret

Edhe dy muaj paraburgim për Izet Godenit, i cili dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë, Sadijen në shtëpinë e tyre më 25 nëntor në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se i dyshuari do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 shkurt.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e PTHP dhe të pandehurit I.G i ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, prej datës 25.12.2022 deri me datë 25.02.2023”, tha Gashi.

I dyshuari u vetë dorëzua në Polici rreth orës 04:40 në ditën tragjike dhe të nesërmen ai u dërgua në paraburgim për 30 ditë./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit