Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar gjendjen e mjedisit të QSUT-së. Ai ka publikuar një foto ku dallohet se në çfarë gjendje ndodhet oborri i spitalit. Sipas tij kjo ndodh kur fondet vidhen nga drejtoresha Albana Fico dhe ministrja Ogerta Manastirliu.
“Ky është mjedisi në Qendrën spitalore kryesore të Shqipërisë! Kjo është kur fondet vidhen nga Fico-Manastirliu. Ish kunata e Edi Ramës, tani drejtoreshë e përgjithshme e spitalit, Fico, mendon vetëm si të pasurohet.
Ajo porosit shtrate dopio për zyrën, ndërsa oborrin e spitalit e ka lënë në gjendje që nuk ka qenë kurrë më parë. Fotot tregojnë pamje që flasin vetë!
E vërteta është se Tirana në 255 qytetet kryesore të botës, renditet për shërbimin shëndetësor ne vendin e 245-të, pra 10 qytetet me shërbimin më të keq në botë! Vjedhja shkatërron çdo gjë. Krim i shëmtuar” shkruan Berisha.