Spartak Dobit bashkëshorti i Rozeta Dobit gjatë ka folur për grabitjen e të shoqes dhe të birit Havier Dobi.
Ky i fundit ka rrëfyer se nuk ishte në dijeni për këto vjedhje, madje pohoi se bënin një jetë të thjeshtë.
Mes të tjerash i moshuari, që kishte dalë dhe në pension, pohoi se makinën e parë ia kishte blerë vetë djalit. Madje ai shtoi se nuk ishte në dijeni se me çfarë merrej djali i tij, i cili kishte 3 makina luksoze.
“Nuk kisha dijeni për të vjedhjet, por punonte punëtore ne banesa pastruese neper shtëpi. Kishte 13 vjet qe punonte. Se di ne cilat banesa kane punuar gruaja. Por e di qe tek kjo gruaja njëherë e kam takuar, se mbaj mend me se është e ndare dhe me te shoqin dhe s’me hyn ne pune..Po ta dija do denoncoja vete. Djali është përdorur nga bashkëshortja për të kryer këto vjedhje. Ata ishin në gjendje të rënduar psikologjike. Bashkëshortja s’e ka pranuar e vetme fajin, por ka përfshirë dhe djalin e saj.”, tha ai./BW