-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO- Me lot në sy, përballen me drejtësinë nënë e bir që vodhën mijëra euro

Kryesoret

Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi po përpallen me drejtësinë pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe aksesorë në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.

Rozeta Dobi, 49 vjeç punonte si pastruese në shtëpinë e Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet dhe në këtë banesë ajo kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash në vlerën e 120 mijë Eurove.

Para dy ditësh u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura.

Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale.

Gjithashtu dyshohet se ata kanë grabitur 4 banesa të familjeve VIP, përveç asaj të zyrtares Alda Klosi.

Po përveç hetimeve ndaj grabitëses dhe të birit, po hetohet origjina e parave të vjedhura.

Ndërkohë që vetë Alda Klosi tha për 5pyetjet.al se paratë i ka të deklaruara dhe se i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit