Ndarja ndërmjet yllit kolumbian, Shakira dhe Pique ishte një nga ngjarjet më të bujshme që u shënua në media rozë gjatë vitit që lamë pas.
Me 11 Qershor, dyshja konfirmuan në rrjet thashethemet që prej disa kohësh po qarkullonin duke i dhënë kështu fund një herë e mirë marrëdhënies disa-vjeçare që kishin.
Tashmë duket se deri diku gjërat kanë marrë rrjedhën e tyre, pasi ish-çifti po jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri dhe Pique po shijon dashurinë e tij me arkitekten Clara Chia Marti.
Së fundmi, futbollisti ishte i ftuar në një lidhje “Skype” teksa pranë tij u shfaq edhe e dashura e tij.
Sipas pretigjozes ‘The Sun’ thuhet se Shakira ka mbetur e “shkatërruar” pasi e dashura e re e Gerard Pique u pa në një intervistë video që ai bëri nga shtëpia kur ata ishin ende bashkë.
Ndonëse ai ka dalë shpesh-herë publikisht me Clarën, pamjet bënë virale në rrjet pasi në intervistën që u zhvillua virtualisht, shtëpia ishte ajo që futbollisti ka në pronësi me Shakirën.