-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ shpëton Kapllanajn

Kryesoret

KQZ ka shpëtuar sot nga penalizimet e ligjit të dekriminalizimit ish-kryetarin e bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj. Ai ka qenë dënuar në vitin 2004 nga një gjykatë në Firence me 2 vjet burg dhe 300 euro gjobë. Vendimi i hap rrugë kandidimit të tij për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 Majit nga grupi i Enkelejd Alibeajt sikur njoftoi disa javë më parë. Gjithashtu i njëjti vendim sot është marrë edhe për Hekuran Muratajn i cili në zgjedhjet e kaluara kandidoi për deputet në qarkun e Tiranës nën logon e Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, por nuk arriti të fitonte.

Në seancën e sotme publike të datës 09.01.2023:
– Pas shqyrtimit të verifikimit të thelluar të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier” dhe për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”, u konstatua se z. Agron Kapllanaj dhe z. Kleo Murataj nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

– U plotësuan vakancat në këshillin bashkiak të Bashkisë Përmet dhe Bashkisë Dibër,

– U vendos regjstrimi i nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për përcaktimin e minimumit jetik” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit