Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e vjedhjes së shtëpisë së ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt. Në dosjen që prokuroria çoi sot në gjykatë për të kërkuar masës arrest me burg për Rozeta dhe Havier Dobin, rrëfehet dëshmia dhe denoncimi i zyrtares së lartë të shtetit si e vodhi pastruesja.
“Më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjehere pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore.
I është marrë deklarimi të dëmtuarës shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtur Simona Klosi, e datëlindjes 20.09.2006.
Me datë 15.12.2022, rreth orës 10.08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek OSHEE. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës.
Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj Simona dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme.
Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka pasur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka pasur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi”, thuhet në dosje.
“Më shkatërroi zemrën”! Djali i pastrueses: Më vjen të vras veten! Mamit, s’ia fal kurrë