Protestat e dhunshme në Brazil kanë shkaktuar 46 persona të plagosur, të cilët ndodheshin në ndërtesat qeveritare në momentin që kanë nisur trazirat.
Gashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje serioze dhe dy prej tyre i janë nënshtruar operacionit. Informacioni është bërë nga mediat vendase në spitalin e Brazilit.
Mbështetësit e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro, të cilët refuzojnë të pranojnë humbjen e tij zgjedhore kanë sulmuar Kongresin.
Grupi kapërceu një pengesë policore dhe u ngjit në vendin që i jep akses në taracën e godinave të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit dhe disa u futën brenda selisë legjislative.