Për herë të parë, kryeministri Edi Rama ka reaguar për pastruesen që u arrestua bashkë me djalin për vjedhjen e 120 mijë eurove, mijëra dollarëve dhe miliona lekëve në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt në Kryeministri, Alda Klosi.
E ndërsa kërkon që të pastrohet llumi dhe të hetohet origjina e shumave të tilla, Edi Rama thotë se në një kohë tjetër, referuar asaj të Sali Berishës para 2013, policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar. Por në fakt, policia nuk e tregoi emrin e zyrtares që iu vodhën lekët duke e fshehur.
“Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë.
E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë!
Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!” shkruan Rama.
Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit!
— Edi Rama (@ediramaal) January 9, 2023