Prokurori Adnan Xholi është emëruar shef i seksionit kundër krimit të organizuar në SPAK në vendin e Altin Dumanit. Xholi ishte kandidat për drejtimin e strukturës së posaçme, por nuk arriti që të fitonte.
Tashmë prokurori me një karrierë të gjatë në goditjen e krimit të organizuar do të drejtojë një nga dy sektorët e SPAK-ut.
Xholi është prokurori që drejtoi hetimet për zbulimin dhe sekuestrimin e 430 kg kokainë në laboratorin e Frakullës në Fier që erdhi nga Kolumbia.
Ndërsa ish-kreu i SPAK-ut, Arben Kraja është emëruar drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar, skuadrat e përbashkëta hetimore me vendet e tjera.