Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron në një postim në Facebook se nuk është vjedhur vetëm shtëpia e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, por edhe e ministres Elisa Spiropali. Por sipas deputetit demokrat, ministrja nuk e ka denoncuar rastin.
“Elisa u tregua me e zgjuar; kur vodhen ne shtepine e saj disa vite me pare (per koncidence ishte po janar), e mbajti pothuajse te fshehte. “Pothuajse” …se edhe miqte e ngushte tregojne nje dite…! Tregojne Elisa…” shkruan Paloka në rrjetet sociale.