Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse në media nuk ka dalë prej një jave si pasojë e gjendjes gripale që po kalon, vazhdon denoncimet nga Facebook-u. Referuar rastit të pastrueses që grabiti ish-shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, ai shkruan sot se shtëpitë e ministrave të kabinetit të Edi Ramës notojnë në para të vjedhura.
“Për rikujtesë! Shtëpitë e ministrave të Ramës notojnë në para të vjedhura. Rama mbylli skandalin e vjedhjes 6 vite më parë së 8 milionë euro-ve në shtepinë e Mama Gjiknurit dhe Beqës, etj. Afera Gjiknuri-Beqja u mbyll nga Rama. Gjiknuri mori paratë e vjedhura nga hajduti dhe si shpërblim u bë sekretar i përgjithshëm i Rilindjes hajdute!
Por falë Rozeta Dobit që hoqi kapakun e llumit të qeveritarëve të rilindjes shqiptare mësuan të vërteten e dyshekëve me euro të hajduëtve të Edi Ramës, të cilët nuk kanë tunele si bosi i tyre, por përdorin dyshekët dhe dyshemetë e shtëpive te tyre. Këtu më poshtë keni kronikat e kohës” shkruan ai.