Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat në gjykatë. Shehaj ishte paraqitur përpara trupit gjykues për të marrë masën e arrestit pasi grabiti nën kërcënimin e armës një market.
I riu transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, i shoqëruar nga mjekët dhe forcat e policisë.
Ndërsa këto të fundit kanë menduar më të keqen dhe u kanë thënë togës së shpëtimit ultimatum për ta mbajtur të riun në jetë : ‘Mbajeni në jetë me çdo kusht’.
Së bashku me Orges Monën, Erlind Shehaj u arrestua pasi nën kërcënimin e armës grabitën që market të premten që lam pas.
Akuzohej për grabitje, humb ndjenjat në sallën e gjyqit i riu
Të dy shtetasit e arrestuar, janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.