Policia e Durrësit ka arrestuar Orges Mona dhe Erlind Shehaj, pasi nën kërcënimin e armës grabitën që market të premten që lam pas.
Të dy shtetasit e arrestuar, janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Orges Mona – 34 vjeç është banues në lagjen nr. 16, Durrës. Është dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërsa Erlind Shehaj – 35 vjeç është banues në lagjen nr. 13 Durrës, i cili është dënuar më parë për vjedhje.