Alda Klosi, ish-këshilltare në Kryeministri dhe shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt në kohën që ishte ministër për Rindërtimin është kryefjalë e ditëve të fundit në Shqipëri për shkak të vjedhjes që bëri pastruesja, Rozeta Dobi me të birin, Havierin.
Në shtëpinë e pastrueses u gjetën mbi gjysmë milioni Euro, por zyrtarja e shtetit Alda Klosi tha se në banesën e së cilës u vodhën rreth 120 mijë euro dhe bizhuteri nga pastruesja dhe se pjesa tjetër nuk është e saj.
Klosi rezulton se është pronare dhe bashkëpronare e të paktën 7 pasurive të paluajtshme dhe e një makine.
Alda Klosi është pronare e dy apartamenteve në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2. Këtë pasuri e ka përfituar në tetor të vitit 2021 me kontratë dhurimi. Rrethanat e këtij dhurimi nuk dihen.
Gjithashtu Alda Klosi është bashkëpronare me Altin Klosin e një apartamenti 72 m2 në Tiranë si dhe i një tjetër apartamenti 47 m2 në Tiranë. Po ashtu Klosi është bashkëpronare edhe e dy sipërfaqe trualli në Tiranë 216 m2 dhe 160 m2.
Zyrtarja ka edhe një makinë të tipit “Toyota RAV4”. Pasuria e zonjës Klosi po verifikohet nëse e justifikon shumën 120 mijë euro edhe pse ajo tha se i kishte të xhaxhait për kurim në SHBA.
Megjithatë edhe në këtë rast duhet të ishte e deklaruar në ILDKPKI, pasi në shtëpi nuk lejohet që të mbash më shumë se 15 mln lekë të vjetra.
Ekskluzive/ Flet qytetari i dytë që vodhi pastruesja: Mori dy varëse, më lini në punën time