Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në mbledhjen që u zhvillua në vilën qeveritare ishin të pranishëm Ali Ahmeti i BDI-së, Arben Taravari-Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi-PDSH dhe Afrim Gashi-Alternativa.
Nga partitë shqiptare ka refuzuar ftesën Besa e Bilal Kasamit. Një ditë më parë nënkryetari i saj tha se mbledhja në Tiranë është për ti zgjatur mandatin qeverisë në RMV.
Në një prononcim për MKD.mk, nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, thotë se Besa nuk do të shkojë në Tiranë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Sipas tij, qëllimi i takimit të paraparë të liderëve të partive shqiptare në Tiranë është promovimi i Qeverisë së re të Dimitar Kovaçevskit, të zgjeruar me një partner tjetër koalicioni dhe shpëtimi i mandatit gati dyvjeçar.
Gjithashtu e pranishme në takim ishte edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.