Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi u ka kap në flagrancë duke shitur kanabis, të ndarë në doza.
Policia njofton se i riu F. Xh ishte i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Gjithashtu policia ka vendosur nën hetim edhe B. K 43 vjeç pasi u kap duke blerë doza të lëndës narkotike kanabis.
“Shërbimet e Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar shtetasin F. Xh. dhe e kanë kapur atë në flagrancë duke i shitur doza lënde narkotike kanabis, shtetasit B. K.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 31-vjeçarit, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 150 doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një sasi metadoni të lëngshëm, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celulare”, njofton policia.