-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çuçi bën bilancin e 2022-shit: Arrestuam 168 policë

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për vitin që u mbyll arrestoi 168 punonjës policie për shkelje të ndryshme. Ai tha se kjo strukturë do të forcohet për të goditur korrupsionin brenda policisë.

“Gjatë vitit 2022 ne kemi konsoliduar këtë agjenci me të gjitha aktet nënligjore si rezultat i ligjit të ri dhe krijimit të kësaj agjencie. Miratuam dhe ndryshime në ligjin e vetingut në polici, duke u fokusuar vetëm në nivele të larta.

LIVE-Bledi Çuçi ka një lajm të keq për kriminelët

Ku trupa ka rreth 300 oficerë policie që do të votohen dhe ky veting do të bëhet pikërisht nga kjo agjenci e ristrukturuar dhe që funksionon me një ligj të ri. Kemi rritur forcën goditëse të kësaj agjencie. Nga Janari deri në dhjetor të 2022 kjo agjenci ka bërë të mundur të arrestohen 168 punonjës policie.

Sigurisht kjo nuk na bën krenarë, por duhet të themi se ne i kemi shpallur luftë pa kompromis pjesën e korrupsionit brenda trupës së Policisë së Shtetit sepse është një nga elementët më të rëndësishëm për të luftuar krimin e organizuar.

Në 2023-in do vazhdojë gjithë ky trend në luftën kundër korrupsionit, por edhe duke e pajisur agjencinë me pajisje të reja. Një element thelbësor për polici moderne dhe efiçente mbetet rritja e kapaciteteve të trupës së policisë dhe mendoj se kemi bërë një punë kolosale me Akademinë e  Sigurisë.

Mbi të gjitha gjatë këtij viti kemi bërë të mundur binjakëzimin me strukturat akademiket policisë italiane, që është ndryshim loje për Akademinë e Sigurisë. Nga Akademia të dalin punonjës policie me të njëjtat cilësi si ata nga akademia italiane. Brenda pak kohësh besoj do bëjmë dhe marrëveshjen përkatëse që do i hapë rrugën këtij binjakëzimi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit