Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë pranë zonës së quajtur “farmacia 10”.
Mësohet se dy mjete janë përplasur rëndë ndërsa njëri prej tyre është kthyer përmbys.
Nuk dihen rrethanat apo shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga policia.