Tragjedi në Padova të Italisë. Një burrë u hodh në lumë dje për t’i shpëtuar policisë dhe humbi jetën duke u mbytur.
Mëngjesin e sotëm trupi i burrit, me gjasë një afrikano-verior, u gjet në Brenta pak metra nga vendi ku ishte hedhur. Policët kishin vënë re 4 të huaj. Dy prej tyre u larguan.
Ndërsa agjentët kontrollonin dy të tjerët, njëri rezistoi, plagosi një agjent. I riu, pasi hoqi xhaketën për t’i shpëtuar kontrollit dhe vrapoi në drejtim të lumit, u zhyt në ujë.
Kërkimet në të cilat morën pjesë zjarrfikësit kanë vijuar gjatë gjithë natës deri në epilogun tragjik.