17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori një arkë peshk! Gjykata: 10 muaj burg ish-zv/ ministres së Ramës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqi dënimin me 10 muaj burg për ish-zv/ministren e Brendshme, Rovena Voda. Ish-zyrtarja e lartë u fajësua për “ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në burg nuk do të shkojë, pasi dënimin e kreu në paraburgim.

SPAK kishte kërkuar 1 vit burg për ish-zv/ministren dhe përjashtimin e saj nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. E njëjta masë dënimi u dha nga Gjykata edhe për të bashkëpandehurat e saj, Majlinda Hasani e Florida Beu.

Voda u shpall fajtore për shkak se kishte pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Beut në ministri. Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.

Ato janë përgjuar teksa flasin për dhënien e një zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv/ministres një aparat celular. Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit