Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzon se veliera në qendër të Durrësit është kthyer në një monument korrupsioni që ka gllabëruar 9 milionë euro.
“Projekti korruptiv i Velierës në Durrës, një monstër e neveritshme betoni që shkatërroi historinë dhe trashëgiminë e vyer arkeologjike të qytetit, përveçse gllabëroi 9 milionë euro taksa dhe nuk nxjerr asnjë qindarkë fitim për qytetin, në pak vite rezulton një investim i dështuar.
Monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit, simbol i shpërdorimit abuziv të fondeve publike dhe i betonizimit të qytetit nga Vangjush Dako dhe Emirjana Sako, është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë” shkruan ai.