Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do të pranojë vendimin e deputetëve nëse do të zgjedhin Ervin Salianjin në krye të grupit në vendin e Enkelejd Alibeajt. “Unë do të pranoj vullnetin e deputetëve. Zoti Salianji është n/ kryetar grupi. Unë do të pranoj vullnetin e deputetëve të PD-së” tha ai.
Për përjashtimin e katër deputetëve të PD-së nga grupi tha se është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe zbatim të Enkelejd Alibeajt. “Enkelejd Alibeaj është keqpërdorur në mënyrën më ekstreme, zbaton urdhrat e Edi Ramës. E ardhmja do të jetë një grup kompativ, do të mbrojë me të gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve, do të shumëfishojë kontrollet”.
Ish-kryeministri foli edhe për rastin e Alda Klosit, zyrtares që pastruesja i vodhi qindra mijëra Euro. “Ju e shihni se kjo qeveri nuk ke ku ta kapësh më parë. Rasti i Alda Klosit, mund të jetë secili nga ministrat apo ministret, vetë Edi Rama. Erdhi me një apartament dhe u bë me 7 apartamente. Nuk ndodh kund kjo. Ka një shpërthim të këtij llumi në mënyrën më të pa imagjinueshme.
Kurrë një qeveri nuk mund të lejojë vetes në abuzim me këtë shkallë. Kaq ishte edhe përpjekja e Ramës për ta fshehur. Emri i saj më është dërguar nga qytetari sapo filloi procedimi dhe e bëra publik. Po përpiqeshin të përdornin të njëjtën skemë si me Damian Gjikaurin, Beqjan, etj për ta fshehur” tha ai.
Në fund, një koment e kishte edhe për denoncimin e PD-së për Erion Veliajn për tenderin që anuloi. “Ju e morët vesh skandalin e fundit të Erion Velisë, hap tenderin për të marrë vetë paratë. Ky nuk është rast i izoluar. Do të mësoni shumë në të ardhmen që nuk ka të ngopur” përfundoi ai. Sot Berisha u rikthye për herë të parë në seli pas 10 ditësh pushim si pasojë e një gjendje gripale.