Të dhënat e fundit tregojnë se duhanpirësit kanë 60- 80% më shumë gjasa të shtrohen në spital nëse infektohen me korona virus si dhe gjithashtu vdesin më shpesh nga COVID-19.
Një studim i kryer në Oksford kundërshton kërkimin e botuar në fillim të pandemisë, i cili sugjeron që pirja e duhanit mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër virusit.
Ky hulumtim u tërhoq më vonë pasi u zbulua se disa nga autorët kishin lidhje financiare me industrinë e duhanit.
Studime të tjera nëse pirja e duhanit shoqërohet me një rrezik më të lartë të COVID -19 të rëndë kanë dhënë rezultate të paqëndrueshme.
Një problem është se shumica e këtyre studimeve ishin të natyrës vëzhguese, duke e bërë të vështirë përcaktimin nëse pirja e duhanit është shkaku i rritjes së rrezikut apo nëse diçka tjetër nuk është në rregull.
Ashley Clift nga Universiteti i Oksfordit dhe kolegët e saj u mbështetën në të dhënat mjekësore, rezultatet e testit të korona virusit, të dhënat e pranimit në spital dhe certifikatat e vdekjes për të identifikuar lidhjen midis pirjes së duhanit dhe covid nga janari deri në gusht 2020.
Ata gjithashtu përdorën të dhëna nga 421.469 pjesëmarrës në një studim të mëparshëm britanik Biobank – përbërja gjenetike e të gjithë atyre u analizua gjithashtu.
Krahasuar me ata që nuk kishin pirë duhan, duhanpirësit e tanishëm kishin 80 për qind më shumë gjasa të shtroheshin në spital dhe dukshëm më shumë gjasa të vdisnin nëse infektoheshin.
Clift dhe ekipi i saj përdorën një teknikë të quajtur Mendel randomization, dhe në veçanti morën parasysh faktorët gjenetikë që rrisin gjasat që dikush të jetë duhanpirës ose se do të pijë duhan shumë.
Teknika vuri në dukje një lidhje midis pirjes së duhanit dhe rezultateve më të dobëta të COVID-19, duke zbuluar se një predispozitë gjenetike ndaj pirjes së duhanit ishte e lidhur me një rrezik 45 për qind më të lartë të infeksionit dhe një rrezik 60 për qind më të lartë të shtrimit në spital.