Kryeministrja e Serbisë ka gjetur rastin të theksojë edhe një herë që SHBA ka premtuar Asociacionin e komunave .
Ana Bërnabiç ka reaguar për vizitën e këshilltarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet duke u shprehur se nuk ka pritje as të mira as të këqija.
Bërnabiç ka thënë se i vetmi “premtim i rëndësishëm” nga SHBA-ja ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“E vetmja gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe është në tavolinë është premtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se formimi i Asociacionit të komunave serbe do të nisë në janar. Kjo do të ishte shumë mirë, që do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, tha Bërnabiç.