Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkup ku një 40 vjeçar ka vrarë me thikë nënën dhe gjyshen e tij.
Krimi i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ruzvetlova” rreth orës 14:20.
Sipas njoftimit të bërë nga policia e Maqedonisë së Veriut, viktimat janë të moshës 60 dhe 80 vjeç.
Autori i krimit është arrestuar nga policia dhe akuzohet për krim në familje.
“Sot rreth orës 14:40 policia nga stacioni policor i Karposhit ka arrestuar M.J. nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesën në rrugën “Ruzveltova” ka sulmuar me sende të mprehta nënën dhe gjyshen e tij të moshës 60 dhe 80 vjeç, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra”, thuhet në njoftimin e policisë.