Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot – Rrëshen në afërsi të Rubikut. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë duke pësuar dëmtime të mëdha.
Mjeti tip ‘Opel’ me targa të huaja që po vinte në drejtim të Milotit është përplasur me një automjet tip ‘Volkswagen Sharon’ që udhëtonte në drejtim të Rrëshenit.
Përplasja ka qenë aq e fuqishme saqë mjetit tip ‘Opel’ i është shkëputur goma e parme.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa persona që janë transportuar në spital, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.