Një grua ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në fshatin Lalar. Viktima është F. V. 64 vjeçe. Policia thotë se gruan e ka goditur një bagëti e imët, dashi duke i shkaktuar vdekjen.
Gjithashtu në Fier janë arrestuar dy persona për dhunë në familje. S. M., 36 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe B. R., 36 vjeç, banues në Zharrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.