-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjenden të tjera dokumente sekrete në zyrën e Biden

Kryesoret

Ekipi ligjor i presidentit amerikan, Joe Biden, ka zbuluar dokumente shtesë, që janë të shënjuara si të klasifikuara. Dokumentet janë gjetur në një lokacion tjetër, tha një person për Associated Press, e cili ka njohuri me këtë çështje.

Edhe mediat e tjera amerikane, përmes burimeve, kanë raportuar se janë gjetur dokumente shtesë.

Njoftimi për gjetjen e dokumenteve të reja vjen disa ditë pasi avokatët e presidentit Biden zbuluan “një numër të vogël” të dokumenteve të klasifikuara në ish-zyrën e tij në Uashington.

Më herët gjatë kësaj jave, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Departamenti i Drejtësisë po shqyrtonte “një numër të vogël të dokumenteve të shënjuara si të klasifikuara” që ishin gjetur në zyrën të cilën më herët kishte përdorur Biden.

Avokatët thanë se ato dokumente u gjetën në zyrën e Qendrës Penn Biden dhe menjëherë njoftuan Arkivat Kombëtare lidhur me zbulimin, tha Shtëpia e Bardhë. Biden e kishte përdorur këtë zyre pasi u largua nga posti i nënpresidentit më 2017 dhe kishte qëndruar aty deri në momentin që kishte nisur fushatën presidenciale më 2019.

Një person që foli për AP-në të enjten, tha se ekipi ligjor i presidentit gjeti materiale shtesë të klasifikuara në një lokacion të dytë. Ky person nuk ishte i autorizuar që të fliste publikisht për detajet e kësaj çështjeje të ndjeshme, prandaj ai foli në kushte anonimiteti. Ky burim nuk dha detaje se ku dhe kur u gjetën materialet, apo për nivelin e klasifikimit që kishin këto dokumente.

Zbulimi i dokumenteve shtesë, që u bë nga avokatët e Bidenit, erdhi disa orë pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, iu shmang pyetjeve lidhur me mënyrën se si Biden kishte vepruar me informacionet e klasifikuara dhe për veprimet e Shtëpisë së Bardhë pas zbulimit të dokumenteve. Ajo tha se Shtëpia e Bardhë është e përkushtuar që ta trajtojë këtë çështje “në mënyrën e duhur”, duke theksuar se avokatët personalë të Bidenit menjëherë kishin njoftuar Arkivat Kombëtare për këtë çështje.

 

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit