-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS i heq PD-së Avokatin e Popullit? Balla: E pritëm 8 muaj

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla deklaroi sot se do të merret një nismë për ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore pas përplasjeve të vitit të kaluar me opozitën që përfunduan deri në Kushtetuese.

Një tjetër temë që preku ishte për Avokatin e Popullit. Në ditët në vijim pritet që të rihapet procedura, pasi PS refuzoi emrin e Ledio Brahos në fund të vitit të kaluar. Tashmë, tha Balla gara do të jetë e hapur përtej opozitës, që sipas traditës i është lënë që ta vendosë gjithmonë drejtuesin e këtij institucioni.

Opozita e pati hapësirën dhe kohën e nevojshme, 8 muaj dhe nuk e shfrytëzoi. Mendoj se duhet ti japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin dhe ne e kemi thënë që ka një traditë këtu që opozita propozon avokatin, por jo emëron, pasi e emëron Kuvendi. Gara duhet të jetë e hapur” tha ai.

Një koment e kishte dhe për nismat ligjore për ish-spiunët. “Do të ishte e papranueshme që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit, I.M. apo të tjerë të zgjidheshin anëtarë të këshillave apo deputetë. Këtu kërkohet shumica 3/5 për ndryshimet në Kuvend, PS nuk e ka dhe këtë e pengon PD, që ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të penetrojnë në politikë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit