-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mblodhi partitë shqiptare, Shkupi: Porositë janë në drejtimin e duhur

Kryesoret

Dimitar Kovaçevski duhet të prononcohet se çfarë marrëveshje është arritur në Tiranë, ku sërish janë dakorduar veprime dhe politika për Maqedoninë. Reagimi vjen sërish nga VMRO-DPMNE, të cilët, siç thonë, nuk besojnë se partitë e koalicionit me Kovaçevskin, në Tiranë kanë udhëtuar vetëm për darkën e fillimvitit.

“Kovaçevski duhet të thotë se çfarë detyrash ka marrë nga Ali Ahmeti? A do t’i realizojë Kovaçevski marrëveshjet në Tiranë, a bëhet fjalë për biznese ose tradhti të reja, vetëm që të vazhdojë koalicioni i krimit dhe korrupsionit? A bëhet fjalë për licenca për firma të reja për tregti me rrymë, a janë pranuar kushtëzime plotësuese me fshirjen e Kushtetutës”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoilkovski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur për të komentuar takimin e Tiranës, deklaroi se Kryeministri shqiptar Edi Rama është personalitet me orientim euroatlantik dhe mik i Maqedonisë së Veriut.

“Porositë që dolën pas takimit në Tiranë janë pikërisht në drejtim të zhvillimit të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë me të cilën mos harrojmë se bashkë i nisëm negociatat ditën e njëjtë”, u shpreh kryeministri Kovaçevski.

Sipas Kryeministrit, në rajonin e Ballkanit Perëndimor ekzistojnë dy koncepte. I pari me synime euroatlantike, që udhëhiqet nga Kryeministri Rama dhe vetë ai, kurse koncepti i dytë është kundër integrimeve evropiane dhe që sipas Kryeministrit Kovaçevski nuk ka kurfarë alternative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit