-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherr në Devoll! 73-vjeçari goditet me sëpatë në kokë

Kryesoret

Një 73-vjeçar është goditur me sëpatë në kokë. I plagosuri është me inicialet V. B. banues në fshatin Menkulas, Devoll. Pasditen e djeshme ai është transportuar në spital për ndihmë dhe fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore deklaroi se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Por nga hetimet ka rezultuar se nuk kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por të qëllimshme dhe autori sipas policisë është Vasil Babinis 62 vjeç, banues në Devoll, i cili pas një konflikti e ka qëlluar në kokë me sëpatë.

I moshuari do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit