Dy vajza adoleshente të zhdukura në Pakistan janë gjetur nga policia pasi janë larguar nga shtëpia në përpjekje për të udhëtuar drejt Koresë e Jugut për të parë grupin e tyre të preferuar, BTS.
Sipas CNN 2 vajzat, të moshës 13 dhe 14 vjeç u zhdukën më 7 janar nga zona Koragi e Karaçit dhe u gjetën disa ditë më vonë.
Shefi i lartë i policisë së zonës lëshoi një deklaratë duke thënë se të dyja vajzat ishin larguar nga shtëpia në një përpjekje për të udhëtuar në Korenë e Jugut për të takuar grupin e tyre të preferuar k-pop.
Policia zbuloi planin e vajzave pas një kontrolloi në shtëpitë e tyre dhe pasi gjetën një ditar.
“Nga ditari ne pamë raporte për oraret e trenave dhe se ata po planifikonin të largoheshin me një mik tjetër të tyre … të cilin më pas e morëm në pyetje,” tha Abbasi në një konferencë video.
“Ne filluam t’i kërkonim dhe zbuluam se ata ishin në paraburgim policor në Lahore, ku kishin udhëtuar me tren. Dy adoleshentët u gjetën 1207 kilometra larg shtëpisë së tyre.
Shefi i policisë tha se procedurat për t’i kthyer të dyja vajzat në Karaçi po organizohen në koordinim me policinë lokale në Lahore. Ai gjithashtu u bëri thirrje prindërve që të monitorojnë kohën e ekranit të fëmijëve të tyre dhe të jenë më të vetëdijshëm për atë që fëmijët e tyre po shohin në internet.