Policia kroate ka arrestuar dy shqiptarë pasi kishin fshehur 20 pako me drogë, përkatësisht 11 kilogramë heroinë, në hapësirën e modifikuar të veturës.
Qeni i policisë zbuloi heroinën në pikën kufitare Karasoviqi të martën rreth orës 11:30 dhe oficerët arrestuan një 30-vjeçar dhe pasagjerin 44-vjeçar.
Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, efektivët e policisë së bashku me doganierët gjetën 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë në një autobus me tabela shqiptare, destinacioni i të cilit ishte tregu i Evropës Perëndimore.