-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet në Greqi nën varianti i Omicron “Kraken”, 6 raste të infektuara në Atikë

Kryesoret

Nën varianti Omicron, XBB 1.5 i njohur si “Kraken” u zbulua për herë të parë në Greqi, me 6 raste të regjistruara në Atikë.

4 raste janë zbuluar zonën veriore dhe dy në atë perëndimore të Atikës.

Nën varianti filloi të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve javën e kaluar ajo përbënte 27.6% të rasteve të COVID-19 në vend.

Ky lloj varianti është veçanërisht i përhapur në rajonet verilindore, ku përbën më shumë se 70% të rasteve të infeksionit.

Vihet re se në dhjetor 2022 nën varianti i ri XBB.1.5 ishte përgjegjës për vetëm 1% të rasteve të COVID-19 në SHBA.

Sa i përket Evropës nën varianti është identifikuar në të paktën 15 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një vlerësim të shkurtër të rrezikut për nën variantin e ri Omicron, në të cilin vlerëson se është më ngjitës dhe përhapet më shpejt se ato të mëparshmet, por nuk është më e rrezikshme.

Ai thotë se ndërsa HBV.1.5 ka rezistencë më të madhe ndaj antitrupave, nuk ka mutacione të njohura që shkaktojnë simptoma më të rënda sesa variantet nën variantet e tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit