-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Denoncimi i ngacmimit seksual te “Tatimet”, PD: Dënojmë aktin, institucionet heshtin

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar pas rastit të transmetuar në emisionin “Stop” ku një nëpunëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve është ngacmuar seksualisht dhe dhunuar nga kolegu i saj 60-vjeçar.

Orinda Malltezi, anëtare në Departamentin e Çështjeve Sociale në PD, deklaroi këtë të premte se selia blu dënon aktin e padenjë ndaj zonjës dhe mosreagimin e institucioneve.

“Faqen ta prek içik”/ Zyrtari i Tatimeve në Tiranë i fut duart koleges. Pas refuzimit, e shkarkon!

“Administratës së Edi Ramës nuk i mjafton korrupsioni financiar pa i shtuar edhe atë erotik. Një punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është ngacmuar seksualisht në vendin e punës, sipas video-dëshmisë së transmetuar nga emisioni “Stop”.

Partia Demokratike dënon fillimisht aktin e padenjë ndaj një zonje, dhe së dyti reagimin, më saktë mosreagimin, institucional ndaj këtij akti, duke i cilësuar të dyja tregues të korrupsionit moral dhe shpirtëror të kësaj administrate, të cilën asnjë skandal nuk e ndal dhe asnjë kod nuk e përmban. Sipas videos, ngacmimi seksual vazhdonte prej kohësh, dhe shprehej fizikisht, verbalisht dhe joverbalisht.

Në kushtet e mungesës së politikave të qarta për ngacmimin seksual në vendin e punës, punonjësja ishte munduar ta zgjidhte situatën në mënyrë të heshtur, dhe pasi ka konstatuar që nuk ka pasur asnjë ndryshim, është ankuar në nivel administrativ dhe më pas penal. Situata e ngacmimit ka vazhduar në kushtet e mosreagimit të frikshëm të institucioneve, gjë që krijon një precedent që vë në rrezik të gjitha gratë dhe vajzat në administratën publike.

Të gjitha institucionet e vëna në dijeni nuk kanë reaguar pas marrjes së ankimimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Financave dhe Prokuroria e Tiranës, nuk kanë marrë asnjë hap për ta verifikuar situatën dhe për ta adresuar atë. Zonja është lënë vetëm dhe viktimë e një ngacmim seksual për 3 vjet, me gjithë barrën psikologjike që kjo sjell.

Institucionet që duhej të kishin reaguar menjëherë sapo janë vënë në dijeni janë: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtuesi i të cilës ka përgjegjësinë kryesore për lejimin e kësaj situate, Ministria e Financës si institucion epror, Departamenti i Administratës Publike, që ka përgjegjësinë e kodifikimit të politikave kundër ngacmimit seksual në vendin e punës dhe monitorimin e zbatimit të tyre”, deklaroi ajo.

Ajo thotë se është ngacmuar seksualisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunuar fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit