Personi që shihni në foto është Pëllumb Shpati shefi i seksionit për hetimin e Krimeve në komisariatin e Shkodrës të cilit ju vendos tritol në banesë.
Sipas policisë ngjarja ka në orët e para të ditës së sotme dhe si pasojë ka pasur dëmtime të lehta në banesën dhe mjetin e Shpatit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.