Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer para banesës së shefit të Pëllumb Shpatit Seksionit për Hetimin e Krimeve, në komisariatin e policisë Shkodër.
Policia ka njoftuar se si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në banesën e tij si edhe është dëmtuar automjeti i tij.
Gjithashtu unformat blu njoftojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.