21-vjeçari Harry May i cili goditi me vezë mretin Charles III gjatë një shëtitjeje është shpallur fajtor dhe është gjobitur.
May u gjobit me një shumë prej 100 £ dhe u urdhërua të paguante 85 £ në kosto.
I riu u akuzua për një shkelje të rendit publik pas vizitës mbretërore në Luton më 6 dhjetor.
Gjykata e Magjistraturës në Westminster tha se Maynga Moreton Road South në Luton ishte shprehur se vizita e monarkut në zonën e varfër ishte me “shije të keqe”.
Mbreti fillimisht u largua nga turmat jashtë bashkisë së Lutonit nga oficerët e mbrojtjes, por vazhdoi vizitën e tij pak më pas.
Prokurori, Jason Seetal tha se policia e kishte ndaluar May pasi e panë atë duke hedhur një vezë e cila ra në tokë pranë Mbretit ndërsa ai fliste me anëtarët e publikut.