Një sasi tritoli është vendosur përpara banesës së shefit të seksionit për hetimin e Krimeve në komisariatin e Shkodrës Pëllumb Shpatit.
Në lidhje me ngjarjen ka folur vete Pëllumb Shpati.
“Nuk kam asnjë konflikt me askënd. Nuk e di se kush mund ta ketë bërë”, ka thënë ai.
E PLOTË/ Tre familje brenda vilës! Tritoli në shtëpinë e shefit trondit Shkodrën
Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe babi i tij, Gjergj Shpati, i cili mes të tjerash tha se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së djalit.
“Ishim 17 vetë. tre familje deri në kat të tretë. Ishte i fuqishëm. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, fasada, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd. Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën”