Edison Memolla, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, ka apeluar vendimin e Apelit të Posaçëm dhe ka kërkuar prishjen e tij në Gjykatën e Lartë.
Rekursi po shqyrtohet nga relatori Genti Shala.
Pas shpalljes së dënimit, Memolla u vetëdorëzua dhe po e kryen dënimin në Rrogozhinë.
Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, ku dëgjohej duke ndërhyrë për të shmangur ndërprerjen e energjisë për një abonent debitor.
Vendimi përfundimtar pritet nga Gjykata e Lartë.









