Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e sotme ishte i pranishëm në Shqipëri për të promovuar librin e tij ku gjithashtu mori titullin ‘Doctor Honoris Causa’.
Gjatë fjalës së tij Abazoviç foli për krijimin e urave të bashkëpunimit, për të bërë që kufijtë të jenë të padukshëm mes shteteve në rajon.
Në ceremoninë e pritjes ishin të ftuar kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohej nga ish-kryeparlamentar Gramoz Ruçi dhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka.
Ndërsa në rreshtin e dytë ishte ulur Grida Duma. Krahas saj ishte vendosur, ish-ministri i Turizmit dhe sekretari organizativ, Blendi Klosi.