13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Pastruesja e parave është kërcënuar nga qeveria që të mbyllë gojën

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se pastruesja që vodhi shtëpinë e ish-këshilltares në Kryeministri është kërcënuar nga qeveria që të mbyllë gojën.

Një enigmë ku qëndron çelësi i së vërtetës nuk është trajtuar në dimensionin e duhur. Nuk është trajtuar raporti Rozeta-kasaforta. Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek. Manjatët e parave ndihen komfortë, kur flenë në dyshekë të mbushur me para.

Ose ajo i dha kodin e kasafortës në mirëbesim. Këtu qëndron rebusi. Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdha, qeveria ka bërë cdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë. Ajo është e kërcënuar. Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Rozeta, hajdute apo paratë iu dhanë në mirëbesim ti mbante” tha ai.

Por kujt ia janë lekët dhe shuma pa zot 400 mijë euro? “Arben Ahmetaj është kandidat për në kokërr të burgut pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Ato të gjitha janë paratë e Aldës, Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës, ajo janë paratë e djegësave.

Edi Rama e ka shkarkuar atë, vetëm 5 ditë, në datë 20 që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë. Rozeta ose duhet mbrojtur ose duhet lënë e lirë. Paratë ajo i ka marrë në mirëbesim, siç po del. Si e gjeti kodin Rozeta? Nuk ka njeri që e beson këtë! Nëse do të kishte marrë një specialist për dekodimin, kamerat dhe gjurmët do ta tregonin. Nuk ka një gjë të tillë” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit