Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se PD ka hapur fushatën për përzgjedhjen e listës së këshilltarëve për bashkitë për zgjedhjet e 14 majit. Ai foli për kriteret dhe procedurat.
“Opozita shpall fushatën për këshilltarët. Tani ne hyjmë në fazën e përzgjedhjes së këshilltarëve. Ajo që mund t’ju them unë ju, është risia e këtyre këshillave.
Do të ketë një % të caktuar nga shoqëria civile. Hapja është konstantja e PD-së. Paraqitni kandidaturat” tha ai.