-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Big Brother” në Shkodër! Hiqet “syri” i krimit nga rrugët e qytetit

Kryesoret

Policia çmonton 21 kamera të vendosura në shtyllat elektrike në rrugët e Shkodrës për të mbledhur informacion për qëllime kriminale. Kamerat, sipas policisë ishin të vendosura nga persona apo grupe kriminale që kishin për qëllim edhe marrjen e informacionit për lëvizjet e policisë duke e nxjerrë herë pas here bllof.

“Strukturat hetimore të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave në shtyllat elektrike në aksin rrugor “5 Heronjtë”, deri në bypassin e Shkodrës, dhe nga “5 Heronjtë”, deri të rrethrrotullimi i Dobraçit, me qëllim mbledhjen e informacionit për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për identifikimin e personave që kishin vendosur këto kamera dhe çmontimin e tyre.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 21 kamera të lidhura nëpërmjet celularit, nga të cilat 8 të instaluara në vende dhe sheshe publike, në aksin rrugor nga rrethrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës, ndërsa 13 të tjera të instaluara në aksin rrugor nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit” thotë policia.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Policia thekson se në bashkëpunim me prokurorinë vijon puna intensive për identifikimin e personave që kanë instaluar kamerat dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së këtyre kamerave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit