-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani ekzekuton për spiunazh ish-zv/ ministrin e Mbrojtjes

Kryesoret

Alireza Akbari, me shtetësi të dyfishtë britaniko-iraniane dhe ish-zyrtar i lartë iranian është ekzekutuar, njoftoi të shtunën media e lidhur me gjyqësorin iranian. Dënimi me vdekje i Akbarit u shpall vetëm pak ditë më parë, më 11 janar, pasi ai u dënua për spiunazh për Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas akuzave të publikuara të mërkurën, Akbari ishte arrestuar “disa kohë më parë” për “spiunim kundër këtij vendi”.

“Në këtë bazë dhe pas ngritjes së aktakuzës kundër të akuzuarit, dosja është dërguar në gjykatë dhe seancat janë mbajtur në prani të avokatit të të akuzuarit dhe në bazë të dokumenteve të vlefshme në dosjen e këtij personi është dënuar me vdekje për spiunim për MB”.

Akbari ka shërbyer më parë si zëvendësministër i Mbrojtjes i Iranit dhe ishte kreu i Institutit të Kërkimeve Strategjike, si dhe një anëtar i organizatës ushtarake që zbatoi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës Iran-Irak.

BBC raportoi se Akbari u arrestua në vitin 2019 dhe se ai shërbeu nën presidentin iranian Mohammad Khatami, një reformist që ishte në detyrë nga 1997 deri në 2005.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit