-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Duan të na asgjësojnë, jemi të sigurt drejt fitores

Kryesoret

Sali Berisha ishte sot në Durrës në 32-vjetorin e themelimit të PD-së. Nga qyteti bregdetar, kryetari i forcës më të parë në opozitë akuzoi Edi Ramën se po vjedh në të gjitha mënyrat dhe në fund sipas tij, tallet me pensionistët dhe familjet në nevojë për atë që e quan “pako të madhe”. Ai kërkoi mobilizim për të rrëzuar kryeministrin Rama nga pushteti.

“Sot jemi më të fuqishëm dhe të sigurt se kurrë në fitoren tonë. Duan të na asgjësojnë, por jemi më të fortë se kurrë. U ndala në këto momente, për të theksuar kushtet ku u zhvillua revolucioni demokratik. Kundër kujt u zhvillua? Kundër një sistemi monist.

Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne.

Sot jemi në një monist që vret cdo ditë shpresën e të rinjve. Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese.

E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët. Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro.

Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.
Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro.

Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve. Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë. Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit